Lidhje

Tregjet të tronditura nga frika e borxhit evropian

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Bursat në mbarë botën po bien ndjeshëm sot ndërsa tregjet reaguan ndaj shqetësimeve të rreja rreth krizës së borxhit evropian dhe shifrat zhgënjyese të punësimit këtu në Shtetet e Bashkuara.

Çmimet e naftës kanë rënë gjithashtu nga gati 70 dollarë për fuçi, ndërsa monedha evropiane, euro po këmbehet në nivelin më të ulët në katër vjetë përkundrejt dollarit.

Ekonomitë evropiane po tregojnë shenja stresi në rritje. Zyrtarët hungarezë thanë se vendi mund të pëballet me një krizë borxhi si Greqia.

Shifrat e punësimit në Shtetet e Bashkuara të premten ka sjellë shqetësime se mëkëmbja në ekonominë më të madhe të botës nuk është aq e fuqishme sa ç’mendohej.

XS
SM
MD
LG