Lidhje

Tregu i Krishtlindjeve në Austri, mes të parëve që hapet në Evropë

  • Zëri Amerikës

Tregu i Krishtlindjeve në Austri, mes të parëve që hapet në Evropë

Tregu i Krishtlindjeve në Austri, mes të parëve që hapet në Evropë

Tregu i Krishtlindjeve në Austri është ndër të parët që hapet në Evropë për sezonin e festave.

Kryetari i Bashkisë së Vienës ndezi dritat e pemës së Krishtlindjes nën tingujt e valseve vieneze dhe mijëra vizitorë admiruan pamjet e bukura të tregut që është ngritur mes bashkisë dhe teatrit të famshëm Burg.

Pema e këtij viti është madhështore dhe e veçantë: është 29 metra, një metër më e lartë se sa ajo e vitit të kaluar por njëkohësisht shpenzon afro 90 për qind më pak energji falë llampave që shpenzojnë më pak energji që u përdorën në vend të atyre konvencionale.

Në treg ka mbi 100 dyqane që shesin mallra të shumëllojshme. Rreth 3 milionë vetë vizitojnë tregun e Krishtilindjeve të Vienës çdo vit dhe 500 mijë prej tyre vijnë nga jashtë.

XS
SM
MD
LG