Lidhje

Tregu imobiliar amerikan mund të jetë në stabilizim

  • Zëri Amerikës

Tregu imobiliar amerikan mund të jetë në stabilizim

Tregu imobiliar amerikan mund të jetë në stabilizim

Numri i individëve që kanë nënshkruar kontrata për të blerë shtëpi nga pronarë të mëparshëm në Shtetet e Bashkuara u rrit në muajin gusht. Kjo sinjalizon se tregu imobiliar amerikan ka filluar të stabilizohet.

Raporti i publikuar sot nga Shoqata Kombëtare e Agjentëve Imobiliarë tregon një rritje mbi 4 për qind në muajin gusht krahasuar me një muaj më parë. Megjithatë niveli i shitjeve vazhdon të jetë shumë më i ulët krahasuar me shitjet në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Probleme serioze në tregun imobiliar amerikan ishin ndër shkaktarët që çuan në krizën ekonomike.

Një studim tjetër tregon se porositë për uzinat amerikane ranë pak në gusht, ndërkohë që ra edhe kërkesa për avionë civilë. Por, duke përjashtuar tregun e lëkundur të mjeteve të transportit, sektori i prodhimit industrial shënoi një rritje të ndjeshme prej 0.9 për qind.

Fuqizimi i sektorit të prodhimit industrial ka ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane nga kriza më e rëndë në disa dekada.

XS
SM
MD
LG