Lidhje

Trojka europiane zhvillon takime me përfaqësues të politikës greke


Trojka europiane zhvillon takime me përfaqësues të politikës greke

Trojka europiane zhvillon takime me përfaqësues të politikës greke

Përfaqësues të Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtarë, zhvilluan takime me përfaqësues të koalicionit qeverisës grek në përpjekje për të marrë një marrëveshje me shkrim për mbështetjen e masave të reja financiare në vend.

Ata nuk kanë komentuar mbas takimeve me ish kryeministrin Papandreu dhe udhëheqësin e krahut konservator Samaras. Situatat ekonomike europiane është rënduar mbasi edhe vende si Italia apo Spanja kanë hyrë në zonën e rrezikut financiar.

Huadhënësit ndërkombëtarë po nxisin krahët e ndarë të politikës greke që të japin garanci me shkrim se do të mbështesin masat e ashpra financiare për të shpëtuar ekonominë e vendit.

Udhëheqësi i partisë konservatore Demokracia e Re ka shtuar ankthin në Bashkimi Europian duke kundërshtuar të nënshkruaj çdo zotim të kësaj natyre. Ai udhëheq një nga tre partitë që janë në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga kryeministri Lukas Papadhimos.

Kreu i patisë Demokracia e Re Antonis Samaras tha se mbështetja e tij për koalicionin qeverisës është e kushtëzuar dhe e përkohëshme.

“Ne nuk do të votojmë për masat e reja, trojka ka thënë të njëjtën gjë, edhe qeveria e mëparshme ka thënë po të njëjtën gjë. Edhe qeveria e re e përsëriti dje, se masat e reja nuk janë të nevojshme të vendosen në fund të vitit 2011 apo për 2012. Çfarëdo të ndodhë, ne nuk votojmë për to” -tha Samaras të hënën.

Përfaqësues të Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtarë - që monitorojnë situatën financiare në Greqi u takuan me zotin Samaras në Athinë mëngjesin e sotëm.

Udhëheqësit e BE janë të lodhur nga dështimi i Greqisë për të zbatuar piksynimet fiskale dhe janë të frikësuar se politikanët e saj mund të përpiqen që të lëvizin nga angazhimet e tyre ndërsa afrohen zgjedhjet e hershme, sidomos nëse Athina merr këstin e parë të huasë prej 8 miliard eurosh sipas planit të ri të shpëtimit.

Plani i ri, i miratua muajn e kaluar, kap vlerën e 130 milion eurove dhe nënkupton që të financojë vendin prej 11 milion banorësh deri në vitin 2014. Shqetësimi dy vjeçar i borxhit grek është kthyer në një krizë të madhe europiane që kërcënon mbijetesën e euros si dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë botërore.

XS
SM
MD
LG