Lidhje

Vazhdojnë seancat e konfirmimit të administratës Trump


Seancat e konfirmimit të disa kandidatëve të presidentit të zgjedhur Donald Trump në postet kryesore, janë ende duke u zhvilluar në senatin amerikan.

Në dëshmitë para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley, kandidatja e zotit Trump për në postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, shprehu kritika ndaj administratës së presidentit Obama që lejoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së të dënonte Izraelin.

Marrëdhëniet SHBA-Izrael arritën në nivelin më të ulët muajin e kaluar kur administrata Obama abstenoi nga votimi për një rezolutë të OKB-së që kërkonte dhënien fund të vendbanimeve izraelite në territorin e pushtuar. Në dëshminë e saj, zonja Haley tha se OKB-ja është shpesh “në kundërshtim me interesat kombëtare amerikane” dhe se "OKB-ja kërkon të krijojë një ambjent ndërkombëtar që inkurajon bojkotimin e Izraelit".

Demokratët ka të ngjarë ta pyesin zonjën Haley rreth pikëpamjeve të saj për Rusinë dhe një raporti të fundit të komunitetit të sigurisë që nxjerr përfundimin se Rusia u përpoq të ndikonte në zgjedhjet presidenciale tnë favor të zotit Trump.

XS
SM
MD
LG