Lidhje

Donald Trump reagon ndaj videos së al-Shababit


Kandidati republikan presidencial në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump nuk i dha rëndësi shfaqjes së tij në një video rekrutimi të grupit ekstremist somalez, al-Shabab.

Në videon që u bë publike të premten, zoti Trump shfaqet në një tubim fushate në Karolinën e Jugut muajin e kaluar, duke lexuar një deklaratë ku u bëhej thirrje qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të ndalonte myslimanët të hynin në vend. Ai e kishte bërë këtë thirrje si reagim ndaj sulmit vdekjeprurës në San Bernardino të Kalifornisë që u krye nga një çift mysliman që hetuesit thonë se ishin radikalizuar.

Në një intervistë për televizionin CBS sot, zoti Trump i mbron komentet e tij, duke i thënë intervistuesit se “jam i detyruar të them atë që duhet thënë” dhe se al-Shabab ka përdorur edhe njerëz të tjerë në videot e tij.

XS
SM
MD
LG