Lidhje

Trump kritikon rivalen e tij Clinton


Kandidati i pritshëm republikan Donald Trump tha se problemet e vendit mund të riparohen vetëm prej tij dhe jo nga rivalja Hillary Clinton.

Duke folur sot në Nju Jork, ai tha se Uashingtoni ka nevojë për ndryshim, sepse një sistem i manipuluar nuk mund të riparohet duke u mbështetur te njerëzit që e kanë prishur atë. Ai kritikoi ashpër rivalen Clinton, të cilën e quajti gënjeshtare dhe të korruptuar.

Zoti Trump tha se politikat e ndjekura prej saj kur ishte sekretare e shtetit e kanë çuar vendin nga njëra katastrofë në tjetrën. Ai tha se asaj i mungon gjykimi dhe temperamenti për të qënë presidente.

Kandidati republikan iu përgjigj kritikave të bëra dje nga zonja Clinton, e cila e portretizoi rivalin republikan Donald Trump si të papërshtatshëm për të drejtuar ekonominë, duke thënë se politikat e tij të "papërgjegjshme" do "ta hedhin vendin përsëri në recesion".

XS
SM
MD
LG