Lidhje

Trump dhe Clinton vazhdojnë fushatën


Donald Trump dhe Hillary Clinton po bëjnë fushatë të enjten në shtete, ku secili prej tyre siguroi fitoren e parë në garat partiake të procesit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm amerikan.

Zoti Trump ishte të mërkurën në Çikago të shtetit Illinois, ku foli në një aktivitet të komunitetit polak-amerikan. Ai tha se nëse zgjidhet president do të jetë mik i vërtetë i Polonisë. Sot në Ilinois fillojnë zgjedhjet e hershme dhe dy prentendentët presidencialë po përpiqen të tërheqin votuesit e pavendosur që hedhin votën e tyre para kohe për zgjedhjet e 8 nëntorit.

Zgjedhjet e hershme fillojnë sot edhe në shtetin Ajova, ku zonja Clinton do të zhvillojë fushatë me shpresën se do të tërheqë votues të pavendosur në këtë garë. Dje, kandidatja demokrate ishte në Nju Hempshër, përkrah ish-rivalit Bernie Sanders, ku foli para një tubimi me studentë mbi angazhimin e saj për të reformuar rregullat për kreditë studentore.

Zoti Trump do të shkojë sot në Nju Hemshër ku ai siguroi fitoren e parë në garën mes pretendentëve republikanë për emërimin e partisë.

Nesër dy kandidatët kanë planifikuar aktivitete për fushatë në shtete të rëndësishme për garën presidenciale. Zoti Trump do të shkojë në Miçigan, ndërsa zonja Clinton në Florida, dy shtete me një numër të konsiderueshëm votash elektorale për zgjedhjet presidenciale.

XS
SM
MD
LG