Lidhje

Media: Trump do të emërojë dhëndërrin në postin e këshilltarit


Media amerikane njoftoi se dhëndërri i Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, Jared Kushner, do të emërohet këshilltar i lartë i presidentit.

Zyrtarët me ekipin e tranzicionit të Presidentit Donald Trump, ia konfirmuan lajmin kanaleve televizive NBC dhe CNN.

Kur e pyetën të hënën për një rol të mundshëm të zotit Kushner në administratën e tij, presidenti i zgjedhur Trump tha: "ne do të flasim për këtë të mërkurën." Pikërisht, të mërkur[n presidenti i zgjedhur pritet të mbajë një konferencë të shumëpritur shtypi, ku do të flasë për çështje të ndryshme, përfshirë çështje etike në lidhje me bizneset e tij.

35 vjeçari Jaret Kushner është martuar me vajzën e zoti Trump, Ivanka.

XS
SM
MD
LG