Lidhje

Donald Trump, tërhiqet nga debati i fundit


Donald Trump, kandidati që deri tani kryeson garën e republikanëve për president, tha se nuk do të marrë pjesë në debatin e fundit të kandidatëve të partisë së tij, para zgjedhjeve paraprake në Ijova, javën e ardhshme.

Miliarderi Trump, që ka dalë i pari në anketat e votuesve republikanë, tha se e ka marrë këtë vendim, ngaqë mendon se nuk do të trajtohet me drejtësi nga njëra prej moderatoreve të debatit, Megyn Kelly, e rrjetit Fox News.

Donald Trump, i ka dhënë garës presidenciale nuanca të reja me ektravagancën e tij. Ai ka krijuar armiqësi me gazetaren Kelly që prej një debati të muajit gusht, kur ajo i kërkoi shpjegime përse kishte bërë disa herë komente denigruese për gratë. Më pas Trump bëri komente fyese ndaj Kelly-it, që shkaktuan zemërim si mes republikanëve, edhe ndaj demokratëve.

Trump i kërkoi televizionit Fox që ta heqë Megyn Kelly-si një prej moderatorëve të debatit të fundit para zgjedhjeve partiake të Ajovas, por rrjeti televiziv u përgjigj se nuk do ta ndryshonte vendimin për shkak të kërkesës së tij dhe premtoi se ai kishte për t’u trajtuar me drejtësi në debat. Dje Trump njoftoi se do ta bojkotojë debatin..

69-year-vjeçari Trump, i cili është manjat prej shumë vitesh i pasurive të patundshme në Nju Jork dhe ka qenë edhe drejtues i një emisioni televiziv tha se ka besimin që do të vazhdojë të qëndrojë në krye të garës republikane, por kjo do të shihet më qartë në zgjedhjet e Ajovës javën e ardhshme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG