Lidhje

Trump shqyrton kandidaturat për shefat e diplomacisë, mbrojtjes


Presidenti i zgjedhur Donald Trump po takohet sot me disa kandidatë për poste të kabinetit të tij presidencial.

Zoti Trump ndodhet sot në kompleksin e tij të pushimeve në Bedminster të Nju Xhërsit ku po takohet me dy prej mbrojtësve të tij më të fortë gjatë fushatës, ish-kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut Rudy Giuliani dhe guvernatorin e Nju Xhërsit Chris Christie.

Zoti Giuliani nuk ka shumë përvojë në politikën e jashtme por ka kërkuar që të emërohet sekretar shteti. Ndihmësit e zotit Trump thonë se presidenti i zgjedhur po analizon edhe kandidatura të tjera.

Chris Christie ishte një ndër 15 rivalët që konkurruan me zotin Trump për emërimin e Partisë Republikane si kandidat në zgjedhjet presidenciale. Pasi u eliminua nga gara, Christie e mbështeti Donald Trumpin dhe bëri fushatë për të. Ai ishte për disa kohë edhe kreu i ekipit të tranzicionit për zotin Trump. Por guvernatori i Nju Xhërsit shihet si kandidat me probleme, pasi një numër zyrtarësh të administratës së tij u shpallën fajtorë në një skandal me motive politike në shtetin e Nju Xhërsit.

Po sot, Donald Trump njoftoi përmes Twitterit se po shqyrton mundësinë që të emërojë gjeneralin në pension James Mattis si Sekretar të Mbrojtjes.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG