Lidhje

Ndikimi i fitores së zotit Trump në Evropë


Fitorja e Donal Trumpit mendohet se mund të ndihmojë politikanët populistë në Evropë. Në një intervistë për agjencinë Reuters, kandidati austriak për president që përfaqëson ekstremin e djathtë Nobert Hofer thaotë se ka më shumë shanse të fitojë në balotazhin e 4 dhjetorit.

Kandidati austriak për president i ekstremit të djathtë Norbert Hofer tha se fitorja e Donald Trumpit është prova se ai ishte në rrugën e duhur me fushatën e tij elektorale populiste.

Kudo që elitat distancojnë veten e tyre nga votuesit, do të ndëshkohen me votë” –tha ai në një invervistë për Reuters.

Sikurse edhe presidenti i zgjedhur amerikan, 45 vjeçari Hofer e sheh veten tij si një nacionalist që njeh problemet e njerëzve të thjeshtë të injoruar prej politikës.

Nuk është çështje as e politikës së majtë apo të djathtë por sa e ngushtë është mardhënia dhe nëse je gati të marrësh vendime që do të lehtësonin shqetësimet aktuale” –tha zoti Hofer.

Fitorja e zotit Trump dhe vota britanike për të dalë nga Bashkimi Evropian pritet të nxisin një “cunani populist” që mund të transformojë mjedisin europian politik.

Balotazhi i zgjedhjeve presidenciale të 4 dhjetorit në Austri, mund të sjellë fitoren e zotit Hofer si kryetarin parë të një shteti të Bashkimin Evropian që vjen nga e djathta ekstreme. Të tjera procese zgjedhore me kandidatë të së djathtës ekstreme do të ketë vitin që vjen në Holandë, Francë dhe Gjermani.

Zoti Hofer e humbi garën në maj me 31 mijë vota ndaj ish kryetarit të partisë së gjelbërt Alexander Van der Bellen por ju dha një shans i dytë kur Gjykata Kushtetuese anuloi rezultatin për shkak të parregullsive në procesin e numërimit.

I pyetur lidhur me premtimet e zotit Trump për të përmirësuar mardhëniet me Rusinë si dhe sanksionet europiane ndaj Rusisë, zoti Hofer tha se ai është dakort që sanksionet të hiqen, duke u bërë jehonë thirrjeve të Ministrit të Jashtëm Sebastian Kurz të partisë popullore konservatore.

Ne u detyrohemi shumë të dyja vendeve për shkak të historisë dhe ndaj kemi interes të veçantë për paqe. Ja pse jam pro heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë”- tha ai.

Edhe pse ka votuar kundër futjes së Austrisë në Bashkimin Evropian në vitin 1994 zoti Hofer është tërhequr nga qëndrimi për t’u larguar. Dhe një largim i Austrisë pas vendimit të Britanisë, e rrit pasigurinë dhe frikën.

Me një ekonomi të varur tek eksportet Austria ka qënë e angazhuar për një kohë të gjatë në Bashkimin Eurpian, me 2/3 e votave pro futjes në 1994. Sipas një sondazhi të zhvilluar në muajin korrik, 70% do të votonin pro qëndrimit edhe pas largimit të Britanisë.

XS
SM
MD
LG