Lidhje

Presidenti i Zgjedhur Trump flet për Rusinë dhe bizneset e tij


Në konferencën e tij të parë për shtyp që prej thuajse gjashtë muajsh, Presidenti i zgjedhur Donald Trump, u përball me pyetje për përfundimet e agjencive të zbulimit se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e nëntorit.

"Mendoj se Rusia ishte përgjegjëse", tha zoti Trump.

Ai foli gjithashtu për konflikte të mundshme interesash lidhur me bizneset e tij globale.

Një avokate e Presidentit të zgjedhur tha se nuk ka pse të pretendoher që ai "të shkatërrojë kompaninë që ndërtoi".

Zoti Trump tha do t'ia kalonte plotësisht kontrollin e bizneseve të tij djemve të tij dhe se ata nuk do të diskutojnë për këto biznese me të.

Konferencën e fundit për shtyp në korrik të vitit të kaluar, ai e filloi me kritika të forta ndaj kundërshtarit demokrat, zonjës Hillary Clinton për mungesë të konferencave për shtyp me gazetarët.

"Kanë kaluar 235 ditë që kur mashtruesja Hillary Clinton ka dhënë një konferencë për shtyp," tha zoti Trump në atë kohë.

Shumica e presidentëve të Amerikës kanë dhënë konferenca për shtyp brenda pak ditësh pas fitimit të zgjedhjeve. Ndërsa Trump ka qenë aktiv në rrjetin social Twitter dhe ka bërë deklarata të shkurtra gjatë procesit të përgatitjeve të tij për të marrë detyrën më 20 janar, ai zyrtarisht nuk ka dhënë konferencë shtypi me pyetje dhe përgjigje për gazetarët.

A part of the declassified version Intelligence Community Assessment on Russia's efforts to interfere with the U.S. political process is photographed in Washington, Jan. 6, 2017.

A part of the declassified version Intelligence Community Assessment on Russia's efforts to interfere with the U.S. political process is photographed in Washington, Jan. 6, 2017.

Ai fillimisht kishte planifikuar të mbante një konferencë shtypi në mes të dhjetorit, ku do të diskutonte mbi hapat për të hequr dorë nga bizneset e tij në përpjekje për të shmangur konfliktin e interesit, por më vonë vendosi ta shtynte konferencën. Trump ka një portofol të gjerë biznesi në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit që ka ngritur pyetje mbi mënyrën se si ai do t’i menaxhojë bizneset e tij pasi të fillojë detyrën si president i vendit.

Zoti Trump pritet të përballet me pyetje rreth pretendimeve se Rusia ka mbledhur informacione mbi të që në të ardhmen mund të përdoren kundër tij dhe njoftimet se anëtarë të personelit të fushatës së tij kanë bashkëpunuar me shërbimet ruse të zbulimit për ta ndihmuar atë të fitojë zgjedhjet. Donald Trump, avokati i tij dhe një zëdhënës i presidentit rus i kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke i quajtur ato të rreme.

XS
SM
MD
LG