Lidhje

Trump është gati të veprojë. Por si do të qeverisë?


Historia ka treguar se presidentët e rinj, kanë shanset më të mëdha politike për të vepruar në fillim të presidencës, veçanërisht nëse partia e tyre kontrollon edhe Kongresin. Në rastin e presidentit të zgjedhur Donald Trump, si përkrahësit ashtu edhe kritikët e tij po debatojnë se si do ta përdorë mandatin për qeverisjen e tij, pas zgjedhjeve dhe nëse duhet t’i marrë vendimet me apo pa mbështetjen e opozitës demokrate. Megjithatë në fund i takon vetë presidentit të ri të zgjedhë sesi do të qeverisë dhe nëse në vendimet e tij do të reflektojë dhe mendimet e opozitës demokrate.

Presidenti zgjedhur Donald Trump garantoi zgjedhësit se është gati për sfidën përpara, gjatë një interviste për rrjetin mediatik CBS.

Kryetari i dhomës së përfaqësuesve Paul Rajan është i vendosur të zbatojë programin republikan:

Mirëserdhët në agimin e një qeverie të re dhe të bashkuar republikane”- tha ai.

Por kryetari i ri i demokratëve të senatit Chuck Schumer ishte më i përmbajtur:

“ Kur kemi mundësi të punojmë sëbashku, do ta bëjmë. Por i kam thënë gjithashtu presidentit të zgjedhur, se për çështjet që nuk biem dakort, duhet të presë një përballje të fortë dhe të vështirë”.

Zoti Trump i detyrohet për fitoren zgjedhësve që kërkojnë ndryshim, thotë Daniel Hamilton i Johns Hopkins:

“ Njerëzit e donin atë edhe për të ndryshuar sistemin ndaj mbështjes së vakët për kandidatët politikë”.

Me republikanët që kontrollojnë kongresin zoti Trump do të miratojë shpejt programin e tij legjislativ thotë eksperti Stephen Wayne:

Pra është mirë të veprosh kur janë kushtet e përshtatshme. Dhe zakonisht për presidentët që janë zgjedhur në mandatin e parë të qeverisjes përbërja e kongresit ka qënë në favor te tyre”.

Kongresmenët republikanë do t’i hapin rrugë zotit Trump thotë analisti Tom de Frank:

Ai është udhëheqësi aktual i tyre dhe republikanët do t’i përulen ndoshta s’është fjala e duhur por ata do të jenë më shumë të prirur të bëjnë atë që ai kërkon, sesa të kundërtën”.

Por kryetari republikan i senatit Mitch McConnell thotë se duhet bërë kujdes:

“Mendoj se është gjithnjë gabim ta keqinterpretosh mandatin tënd dhe shpesh mazhorancat mendojnë se kjo do të zgjasë pergjithmonë. Asgjë nuk është përgjithmonë. Prej 1788 në program kemi zgjedhje çdo dy vjet”.

Zoti Trump mori një fitore të pastër në terma të votës elektorale por humbi votën popullore përballë Hillary Clinton një tjetër faktor ky që mund t’i kufizojë synimet e tij për të qeverisur me një mandat të fortë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG