Lidhje

Donald Trump fiton në Nevada


Miliarderi Donald Trump fitoi zgjedhjet brenda partisë edhe në një shtet tjetër, në garën për t’u bërë kandidati republikan për President, me një fitore vendimtare të martën në mbrëmje në shtetin perëndimor të Nevadës.

Rezultatet përfundimtare treguan se zoti Trump kishte siguruar 46 për qind të votave, me një epërsi të thellë ndaj senatorit të Floridës Marco Rubio, që doli I dyti me 24 për qind. Senatori nga Teksasi, Ted Cruz, u radhit i treti me 21 për qind.

Kjo fitore është e treta për zotin Trump, pasi doli I pari në shtetet New Hampshire dhe Korolina e Jugut këtë muaj.


Trego komentet

XS
SM
MD
LG