Lidhje

Presidentët Trump, Putin dakord për bashkëpunim kundër ISIS-it


Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin biseduan në telefon të shtunë, dhe zëdhënësit në të dy kryeqytetet thanë se dy udhëheqësit ranë dakord të bashkëpunojnë në përpjekjet për të mposhtur grupin Shteti Islamik dhe të punojnë së bashku për paqe në Siri dhe në mbarë botën.

Dy presidentët folën drejtpërdrejt për herë të parë që nga inaugurimi i presidentit Trump më 20 janar. Shtëpia e Bardhë tha se biseda e tyre që zgjati një orë ishte pozitive dhe shënoi një fillim i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, të cilat ka qenë të tendosura muajt e fundit.

Zyrtarët amerikanë thanë se shpresojnë se bisedimet Trump-Putin do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Asnjëra palë nuk përmendi sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj Rusisë, apo zbutjen e tyre – siç kishin spekulluar analistët para zhvillimit të bisedimeve.

Po dje, presidenti Trump foli gjithashtu me telefon me udhëheqës të tjerë botërorë, përfshirë kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe, kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Francois Hollande dhe kryeministri australian Malcolm Turnbull.

XS
SM
MD
LG