Lidhje

Trump takohet me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve


Kandidati i pritshëm presidencial i Partisë Republikane, biznesmeni Donald Trump dhe zyrtari më i lartë i zgjedhur republikan, Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, shprehën besimin, pasi u takuan sot se me kalimin e kohës do të bashkohen në fushatën kundër kandidates së mundshme demokrate, Hillary Clinton.

Zoti Ryan që tha javën e kaluar se nuk “ishte i gatshëm” ta mbështeste kandidaturën e zotit Trump, përsëri nuk shprehu përkrahje të plotë për fushatën e tij. Por zoti Ryan deklaroi se ishte “shumë i inkurajuar” për perspektivën e gjetjes së një emëruesi të përbashkët me zotin Trump.

Megjithatë për gazetarët që prisnin para godinës së Komitetit Kombëtar Republikan, pritja ishte e gjatë dhe përmbajtja e kufizuar. Zoti Trump nuk bëri komente pas takimit, diçka e pazakontë për të. Ai u takua më pas me ligjvënës të tjerë republikanë, disa prej të cilëve e kanë mbështetur dhe disa jo.

XS
SM
MD
LG