Lidhje

Emërime të reja nga presidenti i zgjedhur, Donald Trump


Ndërkohë që anëtarë të ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur Donald Trump, debatojnë se cili duhet të jetë Sekretari i tij i Shtetit, zoti Trump bëri dje dy emërime të reja.

Kathleen Troia "KT" McFarland do të shërbejë si zëvendës këshilltare për sigurinë kombëtare, ndërsa Donald F. McGahn do të jetë juristi i Shtëpisë së Bardhë. Asnjë nga këto poste nuk kërkon konfirmimin e senatit.

Zonja McFarland, ka punuar për tre president në të kaluarën dhe ka qenë analiste në televizionin Fox News. Zoti McGahn, ish kryetar i Komisionit Federal të Zgedhjeve, ishte juristi i zotit Trump gjatë fushatës dhe ishte një nga të paktët republikanë tradicionalë që mbështeti kandidatin e pazakontë.

XS
SM
MD
LG