Lidhje

SHBA: Trump shtyn vizitën në Izrael


Republican presidential candidate Donald Trump speaks during a No Labels Problem Solver convention, Oct. 12, 2015, in Manchester, New Hampshire.

Republican presidential candidate Donald Trump speaks during a No Labels Problem Solver convention, Oct. 12, 2015, in Manchester, New Hampshire.

Kandidati presidencial republikan amerikan Donald Trump njoftoi se e ka shtyrë vizitën në Izrael dhe tha se do t’i planifikojë bisedimet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pasi të bëhet president.

Zoti Trump i bëri komentet në Twitter pas protestave të ligjvënësve izraelitë, të majtë e të djathtë, mbi propozimin e tij për të ndaluar muslimanët të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Mediat kishin njoftuar këtë javë se takimi midis kandidatit Trump dhe Kryeministrit Netanyahu në Izrael ishte planifikuar të mbahej më 28 dhjetor.

Të paktën 37 ligjvënës izraelitë, shumica nga opozita, ose rreth një e treta e Knessetit prej 120-vendesh, nënshkruan një letër ku i bënin thirrje zotit Netanyahu për të anuluar takimin nëse zoti Trump nuk i tërhiqte komentet.

XS
SM
MD
LG