Lidhje

Trupat amerikane lënë Irakun ndërkohë që vazhdojnë polemikat mbi luftën

  • Meredith Buel

Trupat amerikane lënë Irakun ndërkohë që vazhdojnë polemikat mbi luftën

Trupat amerikane lënë Irakun ndërkohë që vazhdojnë polemikat mbi luftën

Ndërkohë që autokolonat ushtarake kalojnë kufirin nga Iraku për në Kuvajt dhe flamuri amerikan ulet nëpër bazat në mbarë vendin, një anketë e fundit e kanalit televiziv CBS tregon se 77 përqin e amerikanëve të anketuar mbështesin vendimin për tërheqjen e trupave amerikane deri në fund të vitit.

Rreshteri Fred Fox është dakord.

“Bëmë aq sa mundëm për t’i ndihmuar ata dhe tani irakianët po marrin drejtimin e gjithçkaje. Është koha që ne të kthehemi në shtëpi dhe t’i lëmë ata të kujdesen për vendin e vet.”

Është shumë herët për ta ditur se si historianët do ta shqyrtojnë luftën në të ardhmen, por shumica e analistëve pajtohen mbi një arritje. Frederick Kagan i Institutit Amerikan Enterprise.

“Eleminuam Sadamin nga pushteti në Irak dhe ishte një sukses shumë i rendësishëm.”

Por të tjerët shtrojnë pyetjen në arritjen e synimeve më të gjera amerikane për konfliktin. Autori Peter Van Buren është një diplomat amerikan dhe kritik i luftës.

“Dy presidentë thanë se puna jonë në Irak ishte për të krijuar një demokraci të qendrueshme që do të ishte aleate e Shteteve të Bashkuara dhe mburojë kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme. Do të ishte e vështirë të thuhet se patëm sukses në këto synime.”

Nga fundi i vitit 2006, dhuna dominonte në Irak dhe analistët thonë se vendi ishte në prag të një lufte civile sektare. Ish presidenti i atëhershëm George W. Bush dha urdhër për shtimin e trupave atje, çfarë çoi në reduktimin e ndjeshëm të luftimeve.

“Mendoj se shtimi i forcave dhe ndryshimi i strategjisë në 2007 dhe 2008 ishte një prej arritjeve më të shquara në historinë e luftës për shtypjen e kruengritjes.”

Pavarësisht se Shtetet e Bashkuara shpenzuan më shumë se 60 miliard dollarë në projektet e zhvillimit në Irak, kritikët thonë se vetëm një përqindje e vogël u shpenzua aktualisht për rindërtimin.

Diplomati Peter Van Buren.

“Pjesa tjetër shkoi për çështjet e sigurisë, u shpërdorua dhe u keqpërdor apo ishte pjesë e korrupsionit, ku paratë u zhdukën në forma të ndryshme, përfshi kufinjtë e përfitimit, deri në atë pikë sa shumë pak para u shpenzuan në terren.”

Vendimi për të tëhequr trupat nga Iraku ka shtuar pyetjet rreth dhunës së vazhdueshme atje dhe kërcënimin për ndërhyrjen iraniane. Adam Mausner i Qendrës për Studime Stategjike dhe Ndërkombëtare.

“Tërheqja e trupave padyshim që krijon një vakum të madh fuqie në rajon, dhe Lindjes së Mesme nuk i pëlqen kjo, kështu që tërheqja amerikane krijon mundësi të mëdha për Iranin që të influencojë në Irak.”

Iraku dhe Shtetet e Bashkuara tani po fillojnë një marrëdhënie të re, thotë ambasadori James Jeffrey.

“Ne mbështesim në rrugë diplomatike, financiare, ne mbështesim përmes tregtisë dhe përmes prezencës tonë të zakonshme në rajon, që ka tendeca për të mbajtur nën kontroll situatën ushtarake.”

Afro 4,500 trupa humbën jetën në Irak, në një luftë që deri tani ka kushtuar më shumë se 800 miliard dollarë. I kthyer në shtëpi për festat me mirëseardhjen e heroit, Mike Williams dhe ushtarë të tjerë e quajnë rolin e ushtrisë amerikane një arritje të madhe.

“Në perspektivën afatgjatë, mendoj se lufta në Irak u ka shpëtuar jetën shumë ushtarëve dhe civilëve në vendin tonë nga detyrimi për të bërë sakrificën e fundit dhe patur një përsëritje të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.”

Për ushtarët amerikan, lufta në Irak ka marrë fund. Për miliona irakianë një e ardhme e re e pasigurtë po fillon.

XS
SM
MD
LG