Lidhje

Trupat e Gadafit zgjerojnë operacionet ushtarake

  • Zëri Amerikës

Trupat e Gadafit zgjerojnë operacionet ushtarake

Trupat e Gadafit zgjerojnë operacionet ushtarake

Trupat besnike të udhëheqësit libian Muamar Kadafi i kanë zgjeruar sulmet e tyre ushtarake në qytetet Berber në Malet Perëndimore të Libisë, ndërsa vazhdojnë luftimet me rebelët në qytetin e rrethuar të Misratës.

Luftimet e sotme vazhduan ndërsa kanë vazhduar edhe përpjekje të veçanta diplomatike, të cilat nuk kanë patur sukses për t’i dhënë fund konfliktit. Rusia tha se nuk do të mbështesë një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit për Libinë, për të cilën Moska thotë se mund ta shkallëzojë më tej konfliktin.

Diplomatët e OKB-së nuk kanë marrë një vendim lidhur me veprimet e tjera që mund të merren. Agjencia e lajmeve Interfax citon Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të ketë thënë se vendi i tij kundërshton aktivitetet të mëtejshme ushtarake kundër Libisë.

XS
SM
MD
LG