Lidhje

Muamar Gadafi varroset në fshehtësi në shkretëtirë


Muamar Gadafi varroset në fshehtësi në shkretëtirë
Muamar Gadafi varroset në fshehtësi në shkretëtirë

Zyrtarët në Libi thonë sot është varrosur në fshehtësi trupi i Muamar Gadafit në një vend në shkretëtirë, duke i dhënë kështu fund debateve të ditëve të fundit për kufomën e tij.

Zyrtarët thanë se trupi i Gadafit, djalit të tij Mutassim dhe ish-ministrit libian të mbrojtjes Abu Bakr Junis u varrosën së bashku me një ceremoni fetare.

Trupi i Gadafit u mbajt që nga dita e premte në një frigorifer në qytetin port të Misratës, ku ishte ekspozuar për t’u parë nga banorët. Ndërkohë, zyrtarët të Organizatës Human Rights Watch thonë se në një magazinë pranë qytetit të Sirtes, ku Gadafi ishte izoluar javën e fundit, ka një numër të madh armësh të pasigurta, dhe ato po grabiten nga forcat rebele, apo nga kalimtarë të rastit.

Zyrtarët thanë se janë të shqetësuar se përkrahësit pro-Gadafit, të pakënaqur me qeverinë e re libiane, mund t’i përdorin ato për të filluar një kryengritje të stilit irakian.

XS
SM
MD
LG