Lidhje

Protesta e Partisë Demokratike para parlamentit


Në Tiranë, opozita braktisi përsëri punimet e parlamentit, pwr t'ju bashkuar një proteste, ku u kërkua dorëheqja e kryetarit të parlamentit, Ilir Meta.

Disa qindra përkrahës të Partisë Demokratike kërkuan largimin nga detyra të zotit Meta, në mënyrë që prokuroria të hetojë lirisht akuzat e deputetit Tom Doshi kundër tij.

Deputeti Doshi deklaroi para hetuesve se zoti Meta ka porositur vrasjen e tij dhe të një deputeti tjetër.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG