Lidhje

Tubimi i opozitës në Vlorë

  • Vlorë

Tubimi i opozitës në Vlorë

Tubimi i opozitës në Vlorë

Opozita e majtë thirri sot në Vlorë një protestë masive për të kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakoshshme dhe zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit . Në mesditë protestuesit jo vetëm nga Vlora por edhe nga rrethet e tjera jugore Berati, Lushnja, Gjirokastra dhe Saranda u mblodhën në Lagjen “Skelë” në Vlorë. Prej këtu nisi marrshimi në Bulevardin kryesor të qytetit drejt Sheshit të Flamurit .

Protestuesve u printe një grup të rinjsh të cilët shpalosnin një banderolë të madhe ku shkruhej “ zgejdhje të parakohshme”. Protuestues të tjerë mbanin në dorë pankarta ku kërkohej zbardhja e vrasjeve të 21 janarit në demostratën e Tiranës . Mes protestuesvse ndodheshin sot edhe deputetë të Qarkut të Vlorës dhe qarqeve fqinje si dhe drejtues të lartë të Partisë Socialiste. Protesta u mbikqyr në cdo kohë nga një grup organizatorësh të cilët qëndronin në të dy anët e rrugës për të shmangur cdo incident. Në protestë nuk u vu re prani policore përvec uniformave të qarkullimit rrugor të cilat mbulonin mbarëvajtjen e trafikut.

Protetsuesve u printe një makinë ku lëshoheshin thirrje me megafon . Në parrullat dhe mesazhet bëhej thirrje për një zgjidhje politike në Shqipëri . Protestuesit kërkuan hetimin e vrasjeve të 21 Janarit dhe dorëheqjen e qeverisë Berisha.

Gjatë protestës e cila zgjati rreth një orë e gjysëm dhe u mbyll në dalje të qytetit të Vlorës nuk pati tensione apo incidente. Protesta u ndoq nga mjete të shumta të informimit .Mbrëmë dhe gjata paradites protestës iu parapri me një një fushatë nga dy partitë më të mëdha politike:opozita bërri thirrje për pjesëmarrje masive ndërsa pozita u kërkoi qytetarëve bojkotimin e saj.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG