Lidhje

Tunizi, partia laike pretendon fitore


Partia kryesore opozitare laike e Tunizisë po pretendon fitoren në zgjedhjet historike të vendit për një parlament të ri me 217 vende.

Zyrtarët e zgjedhjeve pritet të nxjerrin rezultate paraprake sot dhe ato përfundimtare të enjten.

Por partia Nidaa Tounes thotë se ka fituar afro 80 vende, duke cituar sondazhet paszgjedhore dhe një numërim paraprak të votave. Partia islamiste e moderuar pritej të fitonte rreth 60 vende.

Rreth 90 parti konkurruan në zgjedhjet e së dielë, hapi më i fundit demokratik që kur tunizianët përmbysën autokratin Zine El Abidine Ben Ali në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG