Lidhje

Tunizi: 27 të vrarë në një sulm terrorist


Zyrtarët tunizianë thonë se të paktën 27 vetë kanë humbur jetën në një sulm terrorist në një hotel në brigjet e Mesdheut.

Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme thonë se persona të armatosur hapën zjarr në një plazh pranë hotelit Imperial Marhaba në qytetin Sousse, një destinacion i preferuar për vizitorët nga Evropa dhe vende të tjera afrikano-veriore.

Sipas njoftimeve, forcat e sigurisë iu përgjigjën sulmit dhe të paktën një person i armatosur është mes të vdekurve.

Tunizia ka qenë në gjendje të lartë gatishmërie që nga marsi, kur ekstremistë militantë sulmuan muzeun Bardo në Tuniz, duke vrarë një grup turistësh të huaj në një nga sulmet më të rënda terroriste prej shumë vitesh në Tunizi.

XS
SM
MD
LG