Lidhje

Tunizi: Jep dorëheqjen Ministri i Jashtëm, Kamel Morjane

  • Zëri Amerikës

Tunizi: Jep dorëheqjen Ministri i Jashtëm, Kamel Morjane

Tunizi: Jep dorëheqjen Ministri i Jashtëm, Kamel Morjane

Agjencia shtetrore e lajmeve e Tunizisë njoftoi se ministri i Jashtëm, Kamel Morjane tha dorëheqjen sot nga qeveria e përkohshme e vendit, pas disa ditë protestash, në të cilat bëhet thirrje për dorëheqjen e zyrtarëve që kanë lidhje me administratën e presidentit të përmbysur nga pushteti.

Zoti Morjane ishte mes ministrave të kabinetit të ish presidentit Zine El Abidine Ben Ali, për të cilin kryeministri Mohamed Ghannouchi njoftoi se do të mbanin postet e tyre në koalicionin e ri qeveritar.

Ata ministra të rëndësishëm, mes tyre kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, i Brendshëm dhe ai i Financave, më vonë dhanë dorëheqjen nga partia në pushtet në përpjekje për t’u dhënë fund protestave kundër vazhdimit të ndikimit të partisë në politikat e Tunizisë.

Protestuesit në Tunizi u mbodhën sot pranë zyrës së kryeministrit Muhamed Ganuçi, ndërsa qeveria e përkohshme përgatitej të bënte ndryshime në kabinet duke hequr besnikët e presidentit të përmbysur.

Protestuesit në Tuniz sulmuan barikadat e policisë ndërsa vazhduan të kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve qeveritar që kanë lidhje me administratën e ish presidentit Zine El Abidine Ben Ali.
Ministri i Drejtësisë Lazhar Karoui Chebbi tha dje se zoti Ben Ali dhe bashkëshortja e tij Leila Trabelsi dhe anëtarë të tjerë të familjes akuzohen për përvetësim të paligjshëm të pasurisë. Ata akuzohen gjithashtu për transferim të paligjshëm të parave jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG