Lidhje

Tunizia me një president të përkohshëm, pritet një qeveri e re

  • Zëri Amerikës

Tunizia me një president të përkohshëm, pritet një qeveri e re

Tunizia me një president të përkohshëm, pritet një qeveri e re

Gjendja në Tunizi është e tensionuar, pas largimit për në Arabinë Saudite të presidentit Zine El Abidine Ben Ali.

Kryetari i Parlamentit Fuad Mebezza bëri betimin si president i përkohshëm. Ai tha se i kishte kërkuar Kryeministrit të formonte një qeveri uniteti.

Pati njoftime për të shtëna me armë në kryeqytetin Tuniz dje, ndërkohë që rrugët e kryeqytetit u patrulluan nga policia dhe tanket e ushtrisë. Sipas Agjencisë Associated Press, forcat e sigurisë shkëmbyen zjarr me sulmuesit para Ministrisë së Brendshme në qendër të Tunizit.

Këshilli Kushtetues i vendit bëri të ditur se udhëheqësi i ri i vendit ka 60 ditë për të shpallur zgjedhjet e reja presidenciale.

Zoti Ben Ali u largua nga vendi pas protestave masive për shkak të papunësisë dhe korrupsionit qeveritar. Ai mbajti postin e presidentit për 23 vjet.

XS
SM
MD
LG