Lidhje

Tunizi, policia përdor gazin lotsjellës kundër protestuesve

  • Zëri Amerikës

Tunizi, policia përdor gazin lotsjellës kundër protestuesve

Tunizi, policia përdor gazin lotsjellës kundër protestuesve

Policia në Tunizi përdori gazin lotsjellës kundër protestuesve antiqeveritarë, në përpjekje për të shpërndarë protestat përpara zyrës së kryeministrit.

Konfrontimi i sotëm erdhi pasi protestuesit ishin mbledhur gjatë natës jashtë ndërtesës së kryeministrisë në Tunis për të sfiduar urdhërin e ndalim qarkullimit.

Protestuesit thanë se do të vazhdojnë demonstratat deri sa qeveria të heqë dorë nga pushteti.

"Ata do të qëndrojnë këtu gjithë natën. Është një deklaratë: Ne nuk do të lëvizim që këtu deri sa të bjerë qeveria. Pra revolucioni do të vazhdojë derisa deri sa qeveria të lëshojë pushtetin", thotë mjeku Mohamed Affes.

Dje, qindra njerëz dolën nëpër rrugë për të kërkuar që në qeverinë e re të mos hyjnë ministrat e mbetur nga administrata e presidentit të përmbysur Ben Ali.

"Kemi ardhur këtu nga shumë larg për të kërkuar shpërndarjen e qeverisë,” thotë Khaled Magouri.

Ben Ali iku nga Tunizia në fillim të muajit gjatë shpërthimit të trazirave për shkak të paunësisë së madhe dhe çmimeve të larta të ushqimit.

Media shtetërore njoftoi të dielën se Larbi Nasra, pronar i Televizionit Hannibal dhe i afërt i gruas së presidentit të përmbysur Ben Ali, u arrestua nën akuza për tradhti.

Qeveria ka thënë se të paktën 78 njerëz janë vrarë gjatë dhunës. Sipas zyrtarëve të OKB-së, numri i të vrarëve mund të jetë deri në 100.

XS
SM
MD
LG