Lidhje

Tunizi: Vazhdojnë protestat, ka filluar një periudhë 3-ditëshe zie kombëtare


Tunizi: Vazhdojnë protestat, ka filluar një periudhë 3-ditëshe zie kombëtare
Tunizi: Vazhdojnë protestat, ka filluar një periudhë 3-ditëshe zie kombëtare

Në Tunizi vazhduan edhe sot protestat, ndërkohë që ka filluar një periudhë 3-ditëshe zie për viktimat e trazirave që çuan në rrëzimin e presidentit të vendit.

Demonstruesit në Tuniz u mblodhën sot para ndërtesave qeveritare, ku theksuan përsëri kërkesat për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë qeveritarë që kanë lidhje me administratën e presidentit të mëparshëm Zine al Abidin Den Ali.

Qeveria thotë se të paktën 78 vetë gjetën vdekjen në trazira, por Kombet e Bashkuara kanë theksuar se numri i viktimave mund të jetë rreth 100.

XS
SM
MD
LG