Lidhje

Tunizi: Takim ndërkombëtar për situatën në Siri


Tunizi: Takim ndërkombëtar për situatën në Siri

Tunizi: Takim ndërkombëtar për situatën në Siri

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se presidenti sirian Bashar al-Assad do ta “paguajë rëndë” për shkeljen e të drejtave të popullit sirian dhe injorimin e vullnetit ndërkombëtar ndaj shtypjes së opozitës.

Zonja Clinton u takua me përfaëques të më shumë se 70 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare sot në Tunizi në një përpjekje të re për të ulur gjakderdhjen në Siri që ka lënë mijëra të vdekur në përleshjet anti-qeveritare.

Një grup vendesh perendimore dhe arabe, i njohur me emrin “Miqtë e Sirisë” u mblodh në kryeqytetin Tunis për t’i kërkuar autoriteteve siriane zotim për ndaljen e menjëhershme të dhunës dhe lejimin e shpërndarjes së ndihmave të huaja në zonat e goditura më rëndë brenda disa ditësh.

Këshilli Kombëtar Sirian u kërkoi vendeve pjesëmarrëse të shqyrtojnë mundësinë e armatosjes së opozitës nëse qeveria Assad dështon të pranojë nismën e Ligës Arabe për të ulur dhunën dhe nuk ndal sulmet vdekjeprurëse mbi popullin sirian.

Në Siri, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se po punon me Kryqin e Kuq Sirian për të evakuuar të plagosurit, përfshi tre gazetarë të huaj nga lagja Baba Amr në Homs.

Gazetarët u plagosën nga një sulm me bombë në fillim të kësaj jave ku u vranë një gazetare amerikane dhe një fotoreporter francez.

Forcat e qeverisë siriane vazhduan për të tretën javë bombardimet në Baba Amr. Aktivistët thane se të paktën katër persona u vranë në sulmet e sotme..

XS
SM
MD
LG