Lidhje

Tunizi, të paktën dy të vrarë nga policia gjatë një proteste


Tunizi, të paktën dy të vrarë nga policia gjatë një proteste
Tunizi, të paktën dy të vrarë nga policia gjatë një proteste

Zyrtarët në Tunizi thonë se të paktën dy vetë u vranë sot, pasi policia qëlloi me armë gjatë një proteste në qytetin El Kef.

Policia hapi zjarr ndaj një grupi prej rreth 1 mijë protestuesish që qëllonin me gurë dhe bomba tymi në drejtim të zyrave të policisë. Protestuesit kërkonin që shefi i policisë të japë dorëheqjen pas akuzave për abuzim me pushtetin.

Dëshmitarët thonë se dhuna filloi pasi shefi i i policisë qëlloi me pëllëmbë një grua nga turma. Të paktën 17 vetë u plagosën. Ministria e Brendshme tuniziane thotë se shefi i policisë është arrestuar.

XS
SM
MD
LG