Lidhje

Tunizi, tre ministra të qeverisë së re të koalicionit kërkojnë dorëheqjen


Tunizi, tre ministra të qeverisë së re të koalicionit kërkojnë dorëheqjen
Tunizi, tre ministra të qeverisë së re të koalicionit kërkojnë dorëheqjen

Në Tunizi, tre ministra të qeverisë së re të koalicionit kërkuan dorëheqjen. Zyrtarët e sindikatës kryesore të vendit bënë të njohur dje se tre ministra të qeverisë u tërhoqën, ngaqë sindikata ka vendosur se nuk do ta njohë qeverinë e re. Njëri prej ministrave ishte caktuar për të drejtuar trajnimin dhe punësimin.

Agjencia Associated Press tha se ministri i shëndetësisë, i cili është nga një tjetër parti e opozitës, po ashtu dha dorëheqjen.

Kryeministri Mohamet Ghanouçi, tha dje se qeveria e re e koalicionit do të përfshijë ministrin aktual të mbrojtjes, atë të brendshëm, të jashtëm dhe të financave. Ai bëri të njohura disa vende jo të rëndësishme të qeverisë për disa figura të opozitës.

Edhe sot demonstratat vazhduan nëpër rrugët e Tunizit, ku pjesëmarrësit protestonin për një pjesë të ministrave, që janë anëtarë të partisë së Presidentit Zine Ben Ali, i cili u largua nga vendi të premten e kaluar, pas protestave të shumta për shkak të papunësisë dhe rritjes së çmimeve. Largimi i tij i jep fund më tepër se dy dekada regjimi autoritar.

XS
SM
MD
LG