Lidhje

Tunizia mban zgjedhjet e para demokratike

  • Zëri Amerikës

Tunizia mban zgjedhjet e para demokratike

Tunizia mban zgjedhjet e para demokratike

Vendi që nxiti revoltat e pranverës arabe në mbarë Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme hyn përsëri në histori

Tunizia mbajti zgjedhjet e para demokratike dje, disa muaj pas një recolucioni që nxiti kryengritjet e Pranverës Arabe në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme.

Komisioni i pavarur zgjedhor i vendit bëri të ditur se mbi 90 përqind e zgjedhësve nga 4,1 milion të regjistruar morrën pjesë në votime. Komisioni tha se shumënga 3,1 milionë votuesit që nuk u regjistruan më parë patën gjithashtu mundësinë të votonin.

Qytetarët në gjtihë Tunizinë shpresën gëzimin dhe krenarinë për shansin që të zgjidhjen mes disa partive politike për të parën herë që nga shpallja e pavarësisë së vendit në vitin 1956. Më shumë se 100 parti paraqitën kandidatët e tyre në zgjedhje. Në votimet e mëparëshme, vetëm anëtarët e partisë në pushtet kishin të drejtë të vinin kandidaturën.

Votuesit zgjodhën asamblenë kushtetuse prej 217 anëtarësh që do të emërojë një qeveri të përkohëshme dhe do të hartojnë kushtetutën. Rezultatet përfundimtare të votimeve priten sot ose nesër.

Partia islamiste e moderuar e Tunizisë Ennahda pritet gjerësisht që të fitojë një shumicë të madhe votash. Ajo po zhvillon bisedime për të formuar një koalicion qeverisës. Udhëheqësit e Ennahdas thonë se shpresojnë të krijojnë një demokraci laike dhe pluraliste si ajo e Turqisë, ku partia AKP në pushtet është gjithashtu islamiste.

.

XS
SM
MD
LG