Lidhje

Ushtria e Turqisë në vëzhgimin e qeverisë


A Turkish military helicopter flies toward Iraq near Cukurca, Hakkari, Turkey, at the border with Iraq, Thursday, Oct. 20, 2011. About 10,000 elite Turkish soldiers were taking part in a ground offensive against Kurdish rebels in southeastern Turkey and a
A Turkish military helicopter flies toward Iraq near Cukurca, Hakkari, Turkey, at the border with Iraq, Thursday, Oct. 20, 2011. About 10,000 elite Turkish soldiers were taking part in a ground offensive against Kurdish rebels in southeastern Turkey and a
Në Turqi, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim që është në pushtet, e ka detyruar ushtrinë, dikur një institucion i fuqishëm, të përqëndrohet te detyrat e saj ushtarake dhe jashtë jetës politike të vendit. Korrespondenti Dorian Jones i Zërit të Amerikës njofton nga Stambolli se interesat e biznesit të ushtrisë po ndiqen tani me vëmendje të veçantë:

Të Turqi në se ble një çokollatë, sigurim, shtëpi, apo makinë, në një fare mënyre kjo lidhet me Fondin e njohur me emrin OYAK, ose Fondi i Ndihmës dhe pensioneve i Forcave të Armatosura Turke.
Eksperti i ushtrisë, Lale Kemal, shef i zyrës së Ankarasë për gazetën Taraf, thotë se kjo praktikë është një relike e sundimit të vendit nga ushtria në të kaluarën.

“Ushtria mbetet një institucion i çuditshëm, që nuk i jep llogari kërkujt. Njëlloj si në kohët e shkuara, kur vendet e Amerikës Latine, apo Kina, a Egjipti, nuk kishin lidhje fare me sundimin e ligjit, apo demokracinë.”

Por bizneset e OYAK-ut tani po ndiqen me vëmendje të veçantë. Muajin e kaluar, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Husein Çelik, bëri të njohur se Parlamenti do të hetojë ekzistencën dhe funksionin e fondit të pensioneve.

Nën sundimin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, një e pesta e gjeneralëve të vendit dergjen në burg, ose presin të zhvillohet gjyqi ndaj tyre, nën akuzat për komplote. Hetimet e paprecedent e kanë nxjerrë ushtrinë jashtë arenës politike.

Por studjuesi i shkencave politike në Universitetin Bahçesehir të Stambollit, Çengiz Aktar, thotë se masat ndaj fuqisë ekonomike të ushtrisë janë të rëndësishme.

“Çmilitarizimi është një proces i gjatë. Pa i dhënë fund privilegjeve financiare dhe ligjore të ushtrisë, nuk do të kemi një proces të përsosur të çmilitarizimit.”

Partia OYAK u themelua në vitin 1961 nga oficerët e ushtrisë, pas grushtit të parë ushtarak ndaj vendit, për t’u dhënë pension të gjithë atyre që kryejnë shërbimin ushtarak.

Ndër vite, fondi i pensioneve është rritur mjaft. Sipas raportit të tij vjetor për vitin 2009, ky fond punëson rreth 30 mijë njerëz dhe ka pasuri me vlerën e më tepër se 15 miliardë dollarëve, të shpërndara në 60 kompani të ndryshme. Këtë vit u prodhua makina e 4 miliontë OYAK-Renault, një bashkëpunim që ka filluar në vitin 1971.

Megjithëse përfaqësuesit e bordit të kompanisë dhe të asamblesë së përgjithshme dominohen nga ushtarakë të lartë, OYAK thotë se ajo nuk është pjesë e forcave të armatosura.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e oficerëve që nuk janë përfshirë në biznes. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut po e shqyrton këtë çështje kundër OYAK-ut, të ngritur nga oficerët që kërkojnë përfaqësim në bordin e kompanisë.

Me çështje ligjore ndeshet edhe kryetari i OYAK-ut, Yidirim Turker, i cili ndodhet në burg. Gjeneral-lejtnanti në pension akuzohet për komplot për grusht shteti, që e detyroi të largohet nga pushteti qeverinë e udhëhequr nga islamikët.

Kritikët e ushtrisë në Turqi thonë se OYAK është e rëndësishme për çmilitarizimin e vendit dhe është jetike për të ardhmen e demokracisë. Ja si shprehet Lale Kemal:

“Fakti që OYAK nuk vihet para përgjegjësisë dhe është bërë e paprekshme, tregon se Turqia ka përpara një rrugë të gjatë për t’i dhënë fund sistemit-tutelë të ushtrisë dhe për t’u siguruar që të ketë një kontroll të plotë civil ndaj forcave të armatosura.”

Kontrolli i plotë civil ndaj ushtrisë është një kërkesë e rëndësishme e Bashkimit Evropian, ku Ankaraja po përpiqet të anëtarësohet. Por një deklaratë e publikuar në faqen e internetit të fondit të pensioneve, e mohon një kritikë e tillë, duke thënë se fondi është viktimë e një fushate dizinformuese. Vëzhguesit thonë se me zbehjen e fuqisë politike të ushtrisë, mund të shtohet presioni për reformimin e OYAK-ut.
XS
SM
MD
LG