Lidhje

Parlamenti turk autorizon operacione të mëtejshme në kufi


Zëvendës kryeministri Besir Atalay tha se masa një vjeçare nuk është shpallje lufte por është hartuar si pengesë ndaj veprimeve agresive nga Siria

Parlamenti turk votoi për të autorizuar operacione të mëtejshme ushtarake jashtë kufijve të vendit pasi goditi objektiva siriane sot në përgjigje të një sulmi ndërkufitar me mortaja që shkaktoi vrasjen e pesë civilëve.

Zëvendës kryeministri Besir Atalay tha se masa një vjeçare nuk është shpallje lufte por është hartuar si pengesë naj veprimeve agresive nga Siria.

Zyrtari turk tha se qeveria e tij po vepron në bashkëpunim me insitucionet ndërkombëtare në përgjigjet e saj ndaj bombardimeve me artileri nga Siria që goditën një qytet në kufirin juglindor të vendit.

Atalay tha se Siria ka marrë përgjegjësinë dhe ka kërkuar ndjesë zyrtare për vdekjen e pesë civilëve turq dhe ka siguruar Kombet e Bashkuara se një incident i tillë nuk do të ndodh përsëri.

Opozita siriane Vëzhguesi për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet hakmarrëse të Ankarasë vranë tre ushtarë sirianë në afërsi të qytetit kufitar të Tel Abyadit. Mediat shtetërore siriane nuk ka njoftuar për asnjë të plagosur.

Njoftimet lokale të lajmeve thonë se të paktën 10 sulme sot herët në mëngjes kishin si shënjestër zonën që forcat turke e identifikuan si burim të sulmeve siriane me mortaja.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG