Lidhje

Turqi: Arrestohet një person lidhur me shpërthimin


Një zyrtar turk tha se autoritetet kanë arrestuar një person në lidhje me shpërthimin e djeshëm vetëvrasës në Stamboll që la 10 të vrarë.

Ministri i Brendshëm Efkan Ala tha se personi u ndalua mbrëmë vonë por nuk dha hollësi të mëtejshme mbi identitetin e të dyshuarit apo rolin e mundshëm të tij në shpërthim.

Dje, gjatë bastisjeve, autoritetet turke ndaluan një numër militantësh të dyshuar të Shtetit Islamik, duke përfshirë tre shtetas rusë.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier u tha gazetarëve në Berlin se të paktën tetë gjermanë ishin ne të vrarëve dhe nëntë mes të plagosurve.

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere, i cili shkoi në Stamboll menjëherë pas sulmit, u tha gazetarëve se nuk ka asnjë shenjë që gjermanët të kenë qenë në shënjestër të sulmit. Ai shtoi se nuk sheh arsye që njerëzit të anulojnë udhëtimet për në Turqi.

XS
SM
MD
LG