Lidhje

Turqia ndalon dy të dyshuar si anëtarë të ISIS-it


Turqia ndaloi sot dy persona që dyshohet se janë anëtarë të Shteti Islamik dhe që besohet se po planifikonin sulme vetvrasëse gjatë festimeve të vitit të ri në kryeqytetin e vendit.

Zyrtarët turq thanë se të dyshuarit ishin arrestuar në zonën e Ankarasë. Sipas autoriteteve ata dyshohet se po planifikonin shpërthime vetvrasëse në qendër të Ankarasë ku njerëzit mblidhen për të festuar fillimin e vitit të ri. Tuqia ka qënë në gatishmëri që nga tetori kur dy sulme vetvrasëse lanë më shumë se 100 të vdekur gjatë një tubimi të aktivistëve të paqes pranë një stacioni treni në Ankara.

Kryeqyteti turk është larg kufirit me Sirinë, por Shteti Islamik kontrollon disa territore në kufirin sirian dhe ka qënë në gjendje të bëjë lëvizje të luftëtarëve dhe furnizimeve mes të dy vendeve.

Turqia i ka shtuar operacionet për t’iu kundërvënë sulmeve të mundshme gjatë muajve të fundit, përfshi këtu bastisje, arrestime si dhe i është bashkangjitur një grupi vendesh që po ndërmarrin sulme ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri, si pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG