Lidhje

Turqia fajëson militantin e ISIS për sulmin në Stamboll


Turqia fajësoi sot një ekstremist të Shtetit Islamik për sulmin vetëvrasës me bombë në Stamboll një ditë më parë, që shkaktoi vdekjen e katër vetëve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Ministri i Brendshëm Efkan Ala tha se sulmi u krye nga një qytetar turk, Mehmet Ozturk, që kishte lindur në vitin 1992 në proivincën Gaziantep, në kufi me Syrinë. Zoti Ala tha se autori i dyshuar, që gjithashtu humbi jetën në sulm, nuk ishte në listën e terrorizmit të Turqisë.

Zyrtari turk tha se pesë vetë, që mendohet se kanë luajtur rol në sulm, janë ndaluar.

Tre izraelitë, dy prej të cilëve me shtetësi të dyfishtë edhe amerikane, dhe një Iranian u vranë nga shpërthimi në Rrugën Istiklal të Stambollit.

XS
SM
MD
LG