Lidhje

Kushtetuta e Turqisë dhe laicizmi


Kryetari i parlamentit të Turqisë Ismail Kahraman u shpreh në favor të një kushtetute të re të bazuar në parimet fetare, në dallim të qartë nga bazat laike mbi të cilat është themeluar shteti modern turk.

Zoti Kahraman, i partisë në pushtet AK tha gjatë një fjalimi mbrëmë se teksti i kushtetutës së re nuk duhet të përmendë laicizmin.

"Turqia, si një vend me shumicë myslimane, - tha ai, - nuk duhet të largohet nga feja". Partia AK e presidentit Rexhep Taip Erdogan është përpjekur të ndryshojë kushtetutën dhe të shtojë kompetencat e presidentit.

Kritikët thonë se ndryshimet do të përqëndronin shumë pushtet në duart e një qeverie autoritare. Kushtetuta e tanishme e Turqisë ka dalë nga qeveria ushtarake që pasoi grushtin e shtetit në vitit 1980.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG