Lidhje

Protesta anti-qeveritare në Turqi


Policia speciale turke të premten përdori gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të shpërndarë protestuesit anti-qeveritarë nga qendra e Stambollit.

Protestuesit u mblodhën në disa qytete turke, duke përfshirë kryeqytetin e vendit, Ankara, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Recep Tajip Erdogan, qeveria e të cilit ka qenë i lidhur me transferta të paligjshme të parave. Disa protestues në Stamboll u arrestuan.

Më shumë se 20 persona, duke përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit dhe të afërmit e tyre, janë arrestuar për akuza korrupsioni. Skandali ka detyruar zotin Erdogan të riorganizojë qeverinë e tij.

Një gjykatë turke të premten bllokoi masën e qeverisë për të ndryshuar rregullat për nisjen e një hetimi për korrupsionin.
Kryeministri Erdogan tha se hetimi është pjesë e një komploti për të rrëzuar qeverinë e tij.

Në fillim të gushtit autoritetet turke përdorën forcën për të goditur protestuesit që bllokuan rrugët e Stambollit dhe të qyteteve të tjera për të protestuar kundër siç thanë ata sundimit gjithnjë e më autoritar të zotit Erdogan.
XS
SM
MD
LG