Lidhje

Turqi, pritet miratimi i gjendjes së jashtëzakonshme


Ligjvënësit turq pritet të miratojnë sot kërkesën e presidentit Erdogan për 3 muaj gjendje të jashtëzakonshme, një masë që hap rrugën për spastrimin e mëtejshëm të kundërshtarëve, pas përpjekjes për grusht shteti për të rrëzuar atë dhe qeverinë e tij.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjaste tre muaj, tha zoti Erdogan në një fjalim televiziv mbrëmë pas mbledhjeve të gjata me këshillin e sigurisë kombëtare dhe më vonë me kabinetin.

Zoti Erdogan tha se gjendja e jashtëzakonshme do të përdoret për të ndërmarrë hapa më efikase për t'u kthyer në demokraci dhe në shtetin e së drejtës. Udhëheqësi turk tha se gjatë kësaj kohe forcat e armatosura nuk do të marrin kontrollin e vendit.

Mbrëmë, qindra mbështetës të presidentit Erdogan mbushën përsëri sheshin Taksim të Stambollit dhe sheshe të tjera publike në të gjithë Turqinë për të shprehur mbështetje ndaj udhëheqësit turk dhe për të shmangur atë që zoti Erdogan thotë se mund të jetë një përpjekje e dytë për grusht shteti.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG