Lidhje

Erdogan, për zgjedhje të parakohëshme


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se do të shpallë zgjedhje të parakohëshme, pas dështimit të bisedimeve të koalicionit dhe rritjes së tensioneve lidhur me veprimet ushtarake kundër kryengritësve kurdë.

Kryeministri Ahmet Davutoglu kishte hequr dorë nga përpjekjet për të formuar një qeveri koalicioni në fillim të javës, kur bisedimet me dy parti më të vogla u ndërprenë. Analistët politikë thonë se pakënaqësia është rritur për shkak të rifillimit të luftimeve me grupin kryengritës kurd, PKK.

Zoti Erdogan, që pësoi një goditje politike me zgjedhjet e qershorit që përfunduan pa një rezultat të qartë, tha se do të takohet të hënën me Kryetarin e Parlamentit për të planifikuar dhe caktuar zyrtarisht datën për zgjedhjet e parakohëshme, që pritet të mbahen më 1 nëntor.


XS
SM
MD
LG