Lidhje

Zgjedhjet në Turqi


Zgjedhjet e fundit në Turqi kanë ngjalalur debate të shumta, ndërkohë që rezultatet po sfidohen në të gjithë vendin, jo vetëm nga partitë politike, por për herë të parë edhe nga individë dhe grupe jo-partiake.

Policia përdori ujin dhe gazin lotsjellës mbi protestuesit që bëjnë thirrje për një hetim të rezultatit të zgjedhjeve vendore në kryeqytetin Ankara.

Së bashku me partitë e opozitës, grupe jo-partiake dhe individë të veçantë po ankohen për disa gara si të manipuluara.

Soli Ozel, një gazetar për të përditshmen Haberturk, thotë se vendi është dëshmitar i një zhvillimi të ri – fuqizimit të qytetarëve.

Është shumë e rëndësishme: njerëzit po e mbrojnë votën e tyre dhe për herë të parë ka ndjeshmëri të lartë për të. Ka shumë njerëz që vazhdimisht grinden në internet duke thënë “Kjo është shumë keq. Të tjerë e marrin fatin në dorë dhe protestojnë: nuk e kemi parë këtë më parë."

Vëzhguesit thonë se ka patur ankesa në shkallë të gjerë për mosnumërim votash, për pjesëmarrje tejet të lartë, në disa raste duke e kaluar 100 për qind– duke favorizuar partinë në pushtet, dhe ka akuza për mbushjet e kutive të votimit.

Bordi Suprem i Zgjedhjeve i përbërë nga gjyqtarë të lartë është autoriteti më i lartë për zgjedhjet. Por gazetari Kadri Gursel, me të përdditshmen Milliyet dhe faqen elektronike Al-Monitor, thotë se paanshmëria e Bordit Suprem të Zgjedhjeve mund të jetë në pikëpyetje, në kushtet kur qeveria i ka dhënë vetes kompetenca më të mëdha mbi gjyqësorin.

"Kur gjyqësori vihet nën kontroll të fortë dhe presion të qeverisë, si mund të sigurohemi se gjyqësori do të mbrojë drejtësinë e zgjedhjeve? Unë kam dyshime për këtë".

Partitë opozitare e kanë vënë në pikëpyetje drejtësinë e Bordit Suprem të Zgjedhjeve, pasi ai hodhi poshtë thirrjet për rinumërim dhe hetimin e votave në qendra të kontestuara në Ankara. Më shumë se 8,000 ankesa janë bërë gjatë këtyre zgjedhjeve, të cilat partia AK në pushtet i ka fituar me më pak se 1 për qind. Vendimi i bordit tani po apelohet.

Bordi Suprem i Zgjedhjeve urdhëroi 15 rinumërime në qytetin e kontestuar të Agrit, ku Partia AK ka humbur me rezultat të ngushtë. Qeveria ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje, duke përmendur faktin se bordi urdhëroi një rinumërim në një qytet ku partia në pushtet fitoi në fillim, por më pas humbi.

Një tjetër burim mosmarrëveshjesh janë ndërprerjet e energjisë elektrike që ndodhën gjatë numërimit të votave në Ankara. Partitë e opozitës pretendojnë se ndërprerjet e energjisë elektrike lehtësuan manipulimet.

Ministri turk i energjisë Taner Yildiz I hodhi poshtë këto pretendime.

“Nuk bëj shaka kur ju them: një mace hyri në njësinë e shpërndarjes së energjisë. Kjo ishte arsyeja e ndërprerjes së rrymës në Ankara dhe nuk është hera e parë që ndodh. Është gabim ta lidhësh atë me zgjedhjet. Është gabim të bësh hile.Opozita po vepron si studentët që nuk mësuan sa duhet për provimet”.

Shpjegimi shkaktoi mosbesim dhe tallje nëpër mediat sociale të Turqisë, me imazhet e maces duke u portretizuar si armik i demokracisë.

Por analisti Ozel është i shqetësuar se zgjedhjet e drejta mund të jenë të kërcënuara.

"Për momentin kjo është në një shkallë të menaxhueshme. Por në se zbulojmë përtej asaj që mund të jetë e tolerueshme, atëherë qeveria do të ketë njollosur të vetmin institucion që na ka mbetur dhe që besojmë se funksionon siç duhet, që janë zgjedhjet përgjatë gjithë historisë sonë të votimit."

Me Turqinë thellësisht të polarizuar, vëzhguesit thonë se zgjedhjet presidenciale të gushtit, në të cilat presidenti do të zgjidhjet për herë të parë nëpërmjet një votimi popullor dhe jo nga parlamenti, do të jenë vendimtare. Dhe, me Turqinë që përballet me zgjedhje të përgjithshme në më pak se një vit më vonë, krijimi i besimit tek drejtësia zgjedhore do të jetë vendimtar për ruajtjen e stabilitetit politik
XS
SM
MD
LG