Lidhje

Turqi: Sulm vetëvrasës pranë ambasadës amerikane


Të paktën një person është vrarë në një sulm vetvrasës me bombë në kompleksin e ambasadës amerikane në Turqi. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Zyrtarët thanë se viktima ishte shtetas turk dhe se punonte si punonjës sigurie në ambasadën turke në Ankara.

Një gazetar i shërbimit turk të Zërit të Amerikës tha se roja ishte vrarë pranë një makine kontrolli me rreze X në një pikë kontrolli. Gazetari tha se kamerat e sigurisë nuk po punonin në momentin e shpërthimit pasi pati ndërprerje të energjisë elektrike.

Një punonjës i ambasadës i tha Zërit të Amerikës se ambasada u mbyll dhe se personeli i saj u zhvendos në ambjente të sigurta. Ambulanca dhe zjarrëfikës nxituan për në vendngjarje.

Kordonët e policisë rrethuan zonën, ku janë vendosur edhe disa ambasada të tjera. Specialistë të çaktivizimit të bombave dhe policë morën masat e duhura kundër ndonjë sulmi tjetër të mundshëm.
Ky sulm është i dyti ndaj një zyre diplomatike në Turqi në 5 vitet e fundit. Në vitin 2008, tre njerëz të armatosur dhe tre plicë u vranë në një sulm jashtë konsullatës amerikane në Stamboll.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG