Lidhje

Shtëpia e Bardhë dënon sulmin në Turqi


Në Turqi një shpërthim vdekjeprurës në një dasëm ka shkaktuar rreth 51 të vdekur dhe dhjetra të plagosur. Zyrtarët turq thanë se autori i sulmit ishte mes moshës 12 dhe 14 vjeç.

Agjencica shtetërore turke e lajmeve Anadolu citon guvernatorin e provincës Gaziantep të ketë thënë se shpërthimi ishte një sulm terrorist që ndodhi në rajonin problematik juglindor të vendit.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e dënoi sulmin, për të cilin ai fajësoi militantët e Grupit Shteti Islamik. Në një deklaratë me shkrim të botuar në mediat turke, Erdogan shrkuan se "nuk ka dallim mes ISIS-it, militantëve kurdë të PKK-së dhe pasuesve të klerikut mer banim në SHBA Fethullah Gulen, për të cilin ai thotë se organizoi grushtin e shtetit të muajit të kaluar.

Megjithatë, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, për të cilin zëvendëskryeministri Mehmet Simsek tha se ishte një sulm vetëvrasës me bombë. Zyrtarë të tjerë thanë se në këtë sulm mund të kenë patur gisht rebelë kurdë dhe militantë të Shtetit Islamik.

Shpërthimi ndodhi në një dasëm në Gaziantep, një qytet i rëndësishëm i Turqisë me një popullsië të madhe kurde, rreth 60 kilometra në veri të kufirit me Sirinë.

Sipas njoftimeve lokale, në dasëm ka patur një numër të madh kurdësh, gjë që ka nxitur spekullimet për përfshirjen e xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Partia Demokratike e Popullit pro-kurde, ciothet të ketë thënë se anhëtarë të saj kanë qenë të pranishëm në dasëm, ku kishte edhe një numër të madh grash dhe fëmijësh.

Shtëpia e Bardhë e dënoi sulmin përmes një deklarate, ku dënoheshin “autorët e këtij akti barbar në mesin e një dasme”. Në deklaratë thuhej se “Nënpresidenti Biden shkon më 24 gusht në Ankara, për të ritheksuar përkushtimin tonë për të bashkëpunuar me Turqinë, aleatin dhe parntertin tonë të vlefshëm të NATO-s, në konfrontimin me terrorizmin.”

Trego komentet

XS
SM
MD
LG