Lidhje

28 të vrarë nga një shpërthim në Ankara


Zyrtarët turq thonë se të paktën 28 vetë u vranë dhe 61 të tjerë u plagosën në një shpërthim masiv në kryeqytetin e vendit, Ankara.

Shpërthimi ndodhi ndërsa një autokolonë me autobuzë të ushtrisë po kalonin disa qindra metra larg zyrave të ushtrisë.

Guvernatori i Ankarasë, Mehmet Kiliclar, tha se shpërthimi duket se ishte shkaktuar nga një makinë bombë.

Policia është duke zhvilluar hetime për incidentin.

Një zyrtar tha se kryeministri turk Ahmet Davutoglu e ka anuluar një vizitë të planifikuar për në Bruksel, për shkak të sulmit.

XS
SM
MD
LG