Lidhje

Kryeministri grek viziton Turqinë


Kryeministri grek Antonis Samaras mbërriti në Stamboll për bisedime me zyrtarët më të lartë turq.

Ai u prit nga Presidenti Abdullah Gyl dhe Kryeministri Recep Tayyip Erdogan. Gjatë vizitës së tij, zoti Samaras do të marrë pjesë në një forum biznesi greko-turk.

Marrëdhëniet mes dy aleatëve të Natos janë përmirësuar që nga fundi i viteve 1990, por Greqia dhe Turqia vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje për një numër çështjesh, përfshirë kufirin në Detin Egje, ishullin e ndarë të Qipros dhe imigracionin e paligjshëm.

Qiproja është ndarë në jugun qipriot grek dhe veriun qipriot turk në vitin 1974, kur Turqia ndërhyri pas një grushti shteti nga ana e përkrahësve të bashkimit me Greqinë.
Qipriotët turq shpallën pavarësinë në vitin 1983, por vetëm Turqia e njeh shtetin e tyre.

Ishulli hyri në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2004, por përfitimet e anëtarësimit i gëzojnë vetëm qipriotët grekë të njohur ndërkombëtarisht.

Turqia vetë ka filluar negociatat e pranimit në BE në vitin 2005, por ka bërë pak përparim qysh atëherë, për shkak të mosmarrëveshjes për Qipron, dhe kundërshtimit në Evropë për të pranuar një komb të madh musliman në grup.
XS
SM
MD
LG