Lidhje

18 shtetas turq rrëmbehen në Bagdad


Persona të armatosur me uniforma ushtarake rrëmbyen sot 18 shtetas turq në Bagdad.

Shtetasit turq ishin të punësuar nga komapnia Nuroil Insaat e cila po ndërton një stadium futbolli në një rajon kryesisht shi’it në verilindje të Bagdatit.

Personat e armatosur hynë me forcë në orën 3 të mëngjesit në mjediset ku flinin punëtorët pasi kishin çarmatosur më parë rojet e ndërtesës.

Ende nuk dihet identiteti ose motivet e rrëmbyesve.

Zëvendës kryeministri i Turqisë Numan Kurtumlus tha se autoritetet turke janë në kontakt me ato irakiane për fatin e pengjeve.

Vitin e kaluar militantët e Shtetit Islamik rrëmbyen 49 turq nga konsulata në Mosul dhe i mbajtën pengjet për rreth 3 muaj. Mes tyre kishte diplomatë, gra dhe fëmijë.

XS
SM
MD
LG