Lidhje

Turqia akuzon ISIS për sulm kimik në Siri


Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu në Turqi, ushtria turke la të kuptohet sot se luftëtarët e Shtetit Islamik në veri të Sirisë, përdorën armë kimike kundër kryengritësve të mbështetur nga Turqia.

Në një deklaratë, shefi i shtabit të ushtrisë turke tha se 22 kryengritës kishin shfaqur shenja ekspozimi ndaj “gazit kimik”, pas një sulmi me raketa në lindje të al-Rait, pranë kufirit mes Sirisë dhe Turqisë, Deklarata nuk thoshte se kur ndodhi sulmi.

Të plagosurit u evakuuan në qytetin kufitar Kilis të Turqisë kur po u bëhen analiza për gjurmë armësh kimike, sipas njoftimeve të medias turke.

XS
SM
MD
LG